
Maloku: Kontributi i Minatorëve i harruar nga pushteti
Prishtinë, 20.02.2017
28 vite kaluan nga greva e Minatorëve shqiptar të Trepçës.Grevë e cila ngriti në këmbë mbarë popullin shqiptar anë e mbanë vendit dhe jashtë tij, grevë kjo e cila u parapriu shumë ngjarjeve e deri të liria e shtetit të Kosovës nga okupatori serb, e që këtë liri sot ne e gëzojmë.
Por, a mjafton vetëm një përkujtim për minatorët ? Padyshim që jo,ata meritojnë më shumë dhe me siguri më shumë sesa pagat e ministrave dhe deputetëve.Por, fatkeqsisht institucionet tona kanë harruar kontributin e tyre në pavarësinë e vendit tonë dhe mu në kohën e pushtuesit serb.
Minatorë të dashur, nga zemra ju them se meritoni më shumë sesa këto “privilegje” që Qeveria ua ka dhënë.
Ju jeni ndër meritorët që vetdijësuat popullin kosovar por arritet që më greven tuaj të ngjallni vemendjen edhe të nderkombëtarëve.
Dhe si atëherë edhe sot rëndesia e juaj është po me të njëjtën peshë,rendësi dhe vlerë edhe pse nga institucionet jeni lënë anash por populli ka qenë, është dhe do të mbetet gjithmonë me ju.
Me respekt,
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë
Mr.sci.Xhevdet Maloku