
Maloku: Mërgimtarët nuk e meritojnë këtë injorim
Njëri lajm pas tjetrit që tregojnë haptazi punën që ka bërë PDK-ja për Podujevën, Kosovën dhe mergimtarët në përgjithësi.
I ndëruari z.Veseli, sa ishe në Llap sonte, pse nuk shkoje të merrje mendimin e atyre që ishin në pritje të kolonave të gjata rreth 7 orë, ah se harrova ti nuk e di se çdo të thotë kolonë sepse të gjithë duhet lëshuar rrugën kur vjen ti me përcjelljen tënde.
I ndëruar, po të drejtohem i nderuar ngaqë je më i moshuar sesa unë por para se të vinte kjo ditë për ardhjen tënde në Podujevë ti me qeverisjen e PDK-së deri tash ishte dashur ta rregullonit në negociata me Serbinë ketë çeshtjen e pritjeve në kolona të gjata në Merdare, mergimtarët tanë nuk e meritojnë këtë injorim total nga ana e juaj.
Ju “kontribuat” në largimin e të rinjëve nga Kosova ndërsa tash jeni “duke kontribuar” duke detyruar dhe bërë bajat mergimtarëve ardhjen në Kosovë, falë keqqeverisjes suaj të
deritanishme.
I nderuar, të paktën ndërgjegja të ju funksionojë dhe mos u shfaqni shumë shpesh në Llap sepse nuk keni bërë asgjë për Llapin me qeverisjet e PDK-së.
Xhevdet Maloku
Kryetar i FJALA – Podujevë
Anëtarë i Kryesisë Qendrore
Magjistër i Ekonomisë