
Maloku: Ne do të përfaqësojmë popullin, pasi jemi për popull dhe shtet
Prishtinë, 23.05.2017
Ne nuk udhëtojmë me xhipa por si mjet udhëtimi perdorim autobus.
Ne nuk ushqehemi në hotele dhe restaurante luksoze por ne ushqehemi në gjellëtore dhe vende jo luksoze.
Ne nuk veshim rroba të markave botërore por veshemi thjesht pa asnjë kompleks.
Ne nuk shetisim nepër qytet me xhipa dhe të rrethuar nga dhjetëra roje por ne shetisim vetëm perkrah qytetarit.
Ne jemi në kontakt me qytetarin çdoherë dhe jo njëherë në 3-4 vite vetëm gjatë fushatave.
Pra, ne FJALA jemi për popull dhe shtet.
Ne udhëtojmë me qytetarët, ushqehemi bashkë me qytetarët, veshemi njësoj sikur qytetarët, shetisim dhe ec bashkë me qytetarët.
Pra ne jemi populli dhe me mirë sesa ne nuk mundet askush ta përfaqësoj popullin.
#FJALA
Me respekt,
Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë