
Maloku: Ngushllime familjës së viktimës të rastit të djeshëm në Liqenin e Batllavë
Prishtinë, 31.07.2017
Fillimisht dua të shpreh ngushllimet e mia familjës së viktimës të rastit të djeshëm në Liqenin e Batllavës
Pastaj dua të shpreh shqetësimin tim në lidhje me sigurinë në këto plazhe e cila me pak buxhet do mund të ndryshonte, është e habitshme pse Komuna e Podujevës asnjëherë nuk ka ndermarrë diqka në lidhje me këto çëështje, pra konkretisht të paktën në sezonën verore do duhej të ishte minimumi një auto-ambulancë aty gjithashtu do duhej të ishin edhe disa zhytës çeshtje sigurie.
Zyrtarët komunal mbi të gjitha kanë interesin personal dhe kjo është nder faktorët kryesor pse ky vend ka mbetur i anashkaluar, e që ndoshta disa prej tyre vetëm në hartë e kanë parë sepse vizituar nuk e kanë asnjëherë.
Partia FJALA në zgjedhjet lokale në programin e saj i ka të perfshira këto dy pika : prezencën e ambulancës në Liqenin e Batllavës në sezonën verore gjithashtu edhe vendosjën e disa zhytësve në ketë vend.
Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë