E shtunë, Nëntor 1Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Maloku: Reagon ndaj qeverisjës komunale të Podujevës, kjo është qeverisja që e shkatërroj shpresën e të rinjëve të Podujevës për një të ardhme me të mirë

IMG-1b9c57daab8d148b4da738958eb9e933-V
Maloku: Reagon ndaj qeverisjës komunale të Podujevës, kjo është qeverisja që e shkatërroj shpresën e të rinjëve të Podujevës për një të ardhme me të mirë

Kohë pandemie ndërsa nënkryetari i komunës së Podujevës e njëheritë kandidati për kryetar në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2020 Nexhmi Rudari lëre që manipulon dhe bënë fushatë me qytetarët por edhe keqpërdor buxhetin përmes tenderave të tillë.
Si ka mundësi që Podujevës ti kushtojnë 300 palë uniforma njëpërdorimëshe 4,500 euro, pra 2,900 euro me shtrenjtë në krahasim me komunën e Deçanit që për sasi me të madhe 400 uniforma ka paguar 1,600 euro ?!
A ka ndonjë formulë matematikore që ne nuk po mund ta kuptojmë apo kjo quhet keqpërdorim i buxhetit ?
A duhet të jep llogari dikush për këto para ?

93638957_2715967571859781_5019700717477167104_n

Lajmi nga kallxo.com
:
Komuna e Podujevës me datë 13 mars 2020, ka nënshkruar një kontratë për ‘Furnizim emergjent me mjete dhe pajisje mbrojtëse për nevoja të shërbimit të Epidemiologjisë – QKMF Podujevë’.Kontrata është në vlerë të përgjithshme prej 18 mijë euro dhe fitues i kësaj kontrate është grupi i operatorëve ekonomik ‘Neramed’ dhe ‘Genius Kosova’. Tenderimi është bërë me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë.

Kjo është qeverisja që e shkatërroj shpresën e të rinjëve të Podujevës për një të ardhme me të mirë.

Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.