
Maloku: Reagon pasi rrihet nxënësi në Podujevë
Shkruan: Mr.sci.Xhevdet Maloku
Drejtori i ri i Arsimit në gjumë pas festimeve për emërimin e tij në ketë detyrë dhe siq duket ka harruar përgjegjësitë e tij
Rasti i dytë brenda një kohe të shkurtër në Podujevë kur nxenësi rrihet nga mësimdhenësi i tij,është fjala për raste në publik, e kush e di sesa raste tjera të cilët nga kercenime të ndryshme nuk kanë pasur guximin të padisin profesoret e tillë.
A duhet dikush të marrë masa ndaj tyre apo duhet ti lemë llojin e këtij “mësimdhenësi” të ua shkatërroj dëshirën e fëmijeve për të shkuar në shkollë.
Kërkojmë nga Drejtoria e Arsimit sa nuk është berë vonë, të marrë masat e nevojshme dhe të ndeshkohen profesoret e tillë dhe mos të mjaftohet me vetëm një suspendim të përkohshëm dhe me pas të përseriten rastet e njëjta.
Gjithsesi nuk janë të gjithë mësimdhenësit e njëjtë por kjo kategori e brishtë duhet të përjashtohet nga shkolla që mos ta njollos emrin e bekuar mësimdhenës.
Jemi kunder çdo llojë dhune si nga ana e mësimdhenësit po ashtu edhe nga ana e nxenësit, andaj të merren masat parandalues dhe çdo herë e me shumë po vërehet nevoja për ta përfshi lënden e Edukatës Fetare në arsim.
Xhevdet Maloku
Kryetar i FJALA – Podujevë