E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Maloku: Të dashur mësues të vendit tim me lejoni që të ua uroj këtë ditë te veçantë

a (99)Maloku: Të dashur mësues të vendit tim me lejoni që të ua uroj këtë ditë te veçantë

Prishtinë, 07.03.2017

Të dashur mësues të vendit tim me lejoni që të ua uroj këtë ditë te veçantë, ju jeni udhërrefyesi ynë i jetës, ju jeni drita jonë gjatë errësirave të mosdijes qysh nga femijëria jonë.

Gjithashtu dua të theksoj që kur them mësues e kam fjalën për ata që e meritojnë këtë profesion human dhe jo ata që me diploma false apo edhe me edukim fillor dhe të mesëm japin mësim e që fatkeqsisht janë të shumtë në vendin tonë e në veçanti në komunën e Podujevës.

Viktor Hygo ka thënë : “ Dy janë nëpunësit kryesorë të shtetit: nëna dhe mësuesi “

Andaj, duhet bërë çmos që këtë profesion të ja bësojmë njerëzve meritor që kanë pergatitje universitare. Është për të ardhur keq që rezultati PISA na paraqiti ndër vendet me të dobëta por kjo nuk do thotë që fajtor janë të gjithë mësimdhënësitë, por fajtoret kryesor janë ata që viteve të fundit punësuan mësimdhënës në baza partiake dhe familjare dhe jo në bazë pergatitjes se tyre profesionale gjë që na solli deri në këtë gjendje.

Mos harroni : “ Shpresa kryesore e një kombi qëndron në edukimin e drejtë të të rinjve të tij “ ka thënë Erasmo Roterdami, pra mos lejoni që edhe viteve në vazhdim të mbytet shpresa e kombit tonë nga partitë udhëheqëse por ndeshkoni ata me voten tuaj për të miren e vendit.

Me respekt,
Xhevdet Maloku
Kryetar i Partisë FJALA – Podujevë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.