E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Maloku: Zotëri Veliu, ku mbeti gjithë ai standard i rrugëve që ti e theksoje në debate të fushatës zgjedhore ?

Maloku (1)
Maloku: Zotëri Veliu, ku mbeti gjithë ai standard i rrugëve që ti e theksoje në debate të fushatës zgjedhore ?

Kryetari i partisë së FJALA- së dega në Podujevë, Xhevdet Maloku, përmes një statusi në Facebook, ka hedhur një varg kritikash ndaj kryetarit të komunës së Podujevës, Agim Veliu lidhur me standardin e ulët të përdorur për asfaltimin e rrugëve në këtë komunë në kohë fushate, njofton Llapi.info.

Përveç kësaj, Maloku i ka bërë edhe disa pyetje Veliut dhe ka kërkuar nga ai një përgjigje lidhur me asfaltimin e rrugës së qendrës së qytetit ‘Zahir Pajaziti’.

“Turp për juve z.Veliu, me beso mandatin e ke fitu por ndershmëria dhe burrëria janë me të vlefshme sesa një mandat të fituar me strategji të ulëta por ti me siguri nuk i kupton këto, andaj ashtu si nuk po ke turp ashtu edhe vazhdo me tej”, ka shkruar Maloku.

Më poshtë ja edhe postimi i plotë i Malokut:

z.Veliu cila është përgjigja juaj në lidhje me dëmtimin e asfaltit në rrugën “Zahir Pajaziti” pas vetëm 7 muajve të rregullimit të saj, a thu ku mbeti gjithë ai standard i rrugëve që ti e theksoje në debate të fushatës zgjedhore ?!

Ishte kohë fushate dhe u realizonin punime me vrull të madh anë e mbanë Podujevës nga ekipi i “eksperteve” të qeverisjes se dështuar të Agim Veliut e me theks në asfaltimin e rrugëve dhe që unë gjatë asaj periudhe kam thenë dhe po shihet që ja kam qëlluar që jetëgjatësia e këtyre rrugëve që u asfaltonin në kohë fushate nuk është me e gjatë se 5 ose 6 muaj.
Rruga ” Zahir Pajaziti ” në qendër të Podujevës ka filluar të dëmtohet, kuptohet arsyeja e 1-2cm asfalt dhe krejt kjo sa për tu hedh hi syve të qytetarëve të Podujevës të cilët gjithmonë i mashtron me këto lojëra të ulëta fushate.
Kryetar(i lodhët) thjesht dua të dijë cila do jetë përgjigja jote ndaj gjithë atyre që të votuan dhe u krenonin me punën tënde dhe sidomos me asfaltimin e rrugës “Zahir Pajaziti” a thu çfarë do u thuash ? apo ndoshta do veprosh si gjithmonë me injorancën tënde duke i injoruar votuesit e tu sepse tash nuk të nevojiten, tash nuk është kohë fushate sepse ti i njeh ata vetem një herë në katër vite dhe me as derën e zyrës nuk ua qel.
Turp për juve z.Veliu, me beso mandatin e ke fitu por ndershmëria dhe burrëria janë me të vlefshme sesa një mandat të fituar me strategji të ulëta por ti me siguri nuk i kupton këto, andaj ashtu si nuk po ke turp ashtu edhe vazhdo me tej.

Me respekt dhe gjithmonë i përkushtuar ndaj të mirës së vendit,
Xhevdet Maloku
Kryetar i FJALA – Podujevë

http://www.llapi.info/wp-content/uploads/2018/05/28611062_767246180138500_1760701626744643361_n.mp4?_=1

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.