
Me besim, FJALA – kandidat për deputet është edhe bashkatdhetari ynë, Samir Elshani
Me besim, FJALA 🤝
Në radhët e Partisë FJALA, në këto zgjedhje parlamentare, kandidat për deputet është edhe bashkatdhetari ynë nga Suhareka, Samir Elshani, i cili jeton dhe vepron në Gjermani.
Samiri është ekonomist me drejtim në menaxhment dhe një profesionist që përmes përvojës së tij në diasporë ka ndërtuar vizion të qartë për zhvillimin ekonomik, organizimin institucional dhe forcimin e shtetit.
Si pjesë e diasporës shqiptare, ai i është bashkuar rrugëtimit politik që përfaqëson kryetari i Partisë FJALA, Dr. Gëzim Kelmendi, një rrugë që synon sundimin e drejtësisë, mbrojtjen e familjes, zhvillimin ekonomik dhe mbrojtjen e vlerave të shoqërisë sonë.
🌿 Angazhimi i profesionistëve nga diaspora sjell përvojë, energji të re dhe një perspektivë të rëndësishme për zhvillimin e Kosovës.
📌 Në listën zgjedhore, Samir Elshani mban numrin 16.