E diel, Tetor 26Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Muamer Jakupi premton se nëse zgjidhet deputet, pagën do tua dhurojë skamnorëve

Muameri
Muamer Jakupi premton se nëse zgjidhet deputet, pagën do tua dhurojë skamnorëve

Prishtinë, 07.06.2017

Kandidati i Partisë Fjala për deputet në Kuvendin e Kosovës në zgjedhjet e parakohshme të 11 qershorit, Muamer Jakupi ka premtuar se pagën e tij si deputet – nëse zgjidhet – do tua dhurojë skamnorëve.

“Të nderuar shokë, miq dhe qytetarë. Dua të ua rikujtoj së Partia FJALA në zgjedhjet e 11 Qershorit garon e vetme pa koalicion me gjithsej 110 kandidatë për deputet. Në mesin e tyre jam edhe unë, kështu që kam marr vendim, nëse arrije të zgjidhem deputet, unë Muamer Jakupi tërë pagën time si deputet do ta dhurojë për skamnorët, pagë kjo e cila është mbi 1 mijë euro në muaj”, ka thënë Jakupi.

Sipas tij, “duke parë çdo ditë e më shumë mbështetjen nga qytetarët e Kosovës për Partinë FJALA, me lejen e Zotit, Partia FJALA do të jetë padyshim pjesë e legjislativit pas 11 qershorit, andaj pragu 5% nuk diskutohet”.

“Slogani ynë është ‘Për popull dhe shtet’, ne i rrimë besnik fjalës dhe me këtë vendim timin e dëshmojmë më së miri. Partia FJALA e vetmja shpresë për një ardhmëri të shëndoshë për qytetarët e Kosovës”, konsideron Jakupi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.