E premte, Tetor 31Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Njoftim me shkas! Kjo është e vërteta sa i përket koalicionit

GK New
Njoftim me shkas!

Ditëve të fundit kemi marrë shumë pyetje lidhur për ndonjë koalicion me “Listën për familjen”.

Përgjigja jonë është – Jo.

“Lista për familjen” nuk na ka ftuar fare për koalicion apo ndonjë bashkëpunim të mundshëm.

Ne Partia FJALA jemi njoftuar përmes mediave për koalicionin e tyre që e kanë emërtuar “Lista për familjen”.
Me 31 gusht 2024 ka përfunduar afati i shpallur nga KQZ-ja për koalicione.
Kështu që tani çdo gjë ka përfunduar sa i përket koalicioneve.

Ne Partia FJALA në përgjithësi dhe kryetari ynë Dr.Gëzim Kelmendi në veçanti, jo vetëm që nuk jemi ftuar për koalicion, por për më shumë se 7 vite jemi sulmuar, fyer, shpifur, nënçmuar e anatemuar nga disa kandidat të “Listës për familjen” për qëndrimet tona kritike kundër VV-së.
Fyerjet, shpifjet dhe ofendimet ndaj Partisë FJALA në përgjithësi dhe ndaj kryetarit Dr.Gëzim Kelmendit në veçanti, kishin tejkaluar çdo normë etike, morale dhe njerëzore.

Tash pas 7 viteve ata kandidat e kanë “kuptuar“ që VV-ja në krye me Albin Kurtin po dëshiron ta shkatërron familjen.
Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi prej vitit 2011 ka kundërshtuar fuqishëm çdo projektligj dhe çdo iniciativë që kishte për synim shkatërrimin e familjes dhe traditës tonë.

Janë me dhjetëra debate televizive, seanca parlamentare, paraqitje publike dhe angazhime tjera të Dr.Gëzim Kelmendit në mbrojtje të familjes.
Partia FJALA vazhdon edhe sot ta mbrojë fuqishëm familjen dhe traditën tonë.

Partia FJALA
Prishtinë, 22.10.2024.