
Opinioni i rradhës nga Avni Çakmaku 
Çkado që ka të bëjë me islam dhe musliman dhe të drejtën e të njejtit ta shpreh verbalisht edhe vizualisht ate, vihet në diskutim, sanksionohet, penalizohet, shpallet radikalizëm me tendencë terrorizmi, ndërsa të gjitha të tjerat, besime, koncepte, stile hynë në të drejtat themelore të njeriut dhe askush nuk ka të drejtë ti cenoj.
Besoi se ai që ka qenë apo është duke jetuar në Zvicër, e din se ka një komunitet mjaftë të madhë hebre dhe unë i kam pa se edhe ata që i përkasin ortodoksizmit hebre njejtë, femrat e tyre janë me nikab por për ta askush se ngrit zërin.
Tani presim ata mbrojtësit e rendit kushtetues të na lodhin me kërkesa që të sanksionohet edhe tek ne kjo çështje.
Njëra veq është prononcuar tash vinë me rradhë.
E mira e kësaj do të jetë se do ta shpërfaq edhe fuqin edhe vullnetin e praktikuesve musliman të cilën kanë fituar mandate në parlament si do të rreshtohen rreth kësaj çështjeje. Do të shihet se a është e mjaftueshme që si individ muslimanët të rreshtohen nëpër parti apo është e domosdoshme të jetë si struktur partiake siç është FJALA prezente në parlament që muslimani ta ketë një zë të artikuluar qartë në mbrojtje të të drejtës së tij.
Avni Çakmaku
Anëtar i kryesisë së partisë FJALA.