E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët, jo i drejtë dhe politik

FJALA

Partia FJALA: Dënimi me 13 vite burgim për Sllobodan Gavriqin, i ulët, jo i drejtë dhe politik

Shprehim shqetësimin tonë të thellë për vendimin e gjykatës që vendosi të e dënoj me 13 vite burgim të akuzuarin për terrorizëm Sllobodan Gavriq.
Ne konsiderojmë që ky vendim është jo i drejtë, i ulët dhe i ndikuar politikisht, për faktin se i akuzuari Gavriq është arrestuar në dhjetorin e vitit 2014 me 13 kg eksploziv pranë Ambasadës Amerikane dhe që planifikonte akt terrorist me përmasa katastrofale për vendin tonë dhe për gjithë qytetarët e Kosovës.
Një vepër e tillë terroriste dhe me sasi të madhe të eksplozivit, meriton dënimin maksimal, e jo 13 vite.
Ky vendim i gjykatës edhe një herë vërteton konstatimin e Raportit të Progresit të BE, se institucionet e drejtësisë në Kosovë janë të ndikuara nga politika.

Partia FJALA,
Prishtinë, 29.06.2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.