E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA: Dënojmë arrestimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçit nga autoritetet e Sërbisë

Partia FJALA: Dënojmë arrestimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçit nga autoritetet e Sërbisë
Partia FJALA: Dënojmë arrestimin e Drejtorit të Policisë Nehat Thaçit nga autoritetet e Sërbisë

Arrestimi i Drejtorit të Policisë së Kosovës në Mitrovicë Nehat Thaçi nga autoritetet e Sërbisë derisa ky udhëtonte drejt shteteteve përëndimore, është i papranueshëm.
Në bazë të informatave nga famija e Nehat Thaçit, ky i fundit ka qenë pjesëtar i UÇK-së dhe se për këtë shkak Sërbia e ka arrestuar.

Ky veprim i autoriteteve të Sërbisë dëshmon edhe njëherë se ata nuk dëshirojnë të harrojnë të kaluarën dhe krimet që regjimi i Sërbisë i ka kryer në Kosovë.

Ne Partia FJALA, dënojmë fuqishëm këtë veprim të Sërbisë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës që nuk është rasti i vetëm.
Njëherit kërkojmë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që urgjentisht të zgjidh këtë problem në lidhje me arrestimin e qytetarëve tanë.

Qeveria e Republikës së Kosovës, në bisedimet e Brukselit duhet të kërkoj dhe mbroj fuqishëm pjesëtarët e UÇK -së në veçanti dhe qytetarët e Republikës së Kosovës në përgjithësi.

Partia FJALA,
Prishtinë, 29 Shtator 2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.