
Partia FJALA dënon sulmin e sotëm terrorist në Bruksel
Partia FJALA dënon sulmin e sotëm terrorist ku humbën jetën më shumë se 30 përsona dhe u palgosën shumë të tjerë.
Sulmi i sotëm terrorist cenon sigurinë dhe ardhmërinë e gjithë njerëzimit. Ky sulm na tregon edhe njëherë se e mbarë bota është e rrezikuar nga terrorizmi dhe terroristët.
Me qëllim të zhdukjes së këtij fenomeni, e mbarë bota duhet të unifikohet dhe dhe ta luftojë këtë të keqe.
Njëherit shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe qytetarët e Belgjikës.
Partia FJALA,
Prishtinë, 22.03.2016