Partia FJALA dënon sulmin terrorist në Stamboll
Partia FJALA dënon sulmin terrorist i cili ndodhi mëngjesin e sotëm në Stamboll të Turqisë, sulm ky që la të vrarë 11 persona, ndërsa 36 të tjerë janë plagosur.
FJALA lutet për shërimin sa më të shpejtë të të pagosurve në këtë sulm, ndërsa shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe inkurajon Qeverinë e Republikës së Turqisë në krye me Kryeministrin Yldirim dhe Presidentin Erdogan në luftën kundër terrorizmit i cili nuk njeh as fe, as ngjyrë as komb dhe as shtet.
Partia FJALA,
Prishtinë, 07.06.2016
