
Partia FJALA dhe unë Prof.Xhavit Dalloshi do të luftojmë të keqën sëbashku
Do jemi në shërbim të qytetarit e jo ne sherbim te Partisë.
Qytetarë mos përkrahni të keqën, mos përkrahni ata që nga pas lufta ju sollen vëtem mjerim. Varfëri, vuajtje sepse ata janë prap ata të njejtit.
Ata para zgjedhjeve ju lëmojnë e pastaj 4 vite ju harrojnë.
Thuani jo të keqës, përkrahni të mirën.
Fjala ka qenë besa e shqiptarit ndërsa sot shumë individ e parti e japin fjalën e së mbajnë fjalen fare.
Mos i përkrahni ata që coptuan Kosovën ata që falen Çakorrin, ju mashtrruan për viza qe 15 vite sepse ata prap ju mashtrojnë.
Populli e ka një fjalë të urtë që ujku qimen e ndëron po zanatin nuk e harron.
Unë ndihem i previligjuar dhe i nderuar nga Partia FJALA që më ka bërë të mundur që të kandidoi si deputet i kësaj partie që të jem në shërbim të qytetarit.
Me përvojen time politike 30 vjeçare në politiken Gjermane përendimore ti shërbejë Partisë FJALA dhe Popullit tim që të del nga kriza politike që e ka kapluar Kosovën nga këto parti politike në pushtet qe nga pas lufta, andaj kontibutin tim prej politikani ti shërbejë qytetarit dhe Partisë FJALA së bashku me kryetarin Dr.Gëzim Kelmendi i cili është shembull për politikanet tonë se si duhet të jetë një lider partiak, i pa korruptuar dhe i sinqertë i cili gjithnjë ka qenë në shërbim të qytetarit, sepse Partia FJALA është parti qe jep fjalën dhe mbanë fjalën si traditë shqiptare, parti më e paster shqiptare në Kosovë dhe trojet shqiptare e pa korruptuar qe i shërbenë qytetarit e jo politikanëve.
Populli duhet njëherë e përgjithmonë të mos përkrah këto parti që mashtrojnë popullin me deklarata bombastike para zgjedhjeve deri të marrin pushtetin, pasi ta marrin pushtetin atyre ma nuk ju intereson qytetari fare, e as mirëqenja e tyre sociale, andajnë qoftëse ia doni të mirën vetvetës fëmijeve të juaj dhe shtetit të Kosoves mos i votoni këto parti sepse këta premtojnë shumë para zgjedhjeve e si të marrin pushtetin harrojnë se çka kanë thënë dhe si mbajnë premtimet fare.
E vetmja parti që është kundër hajnisë dhe mashtrimit dhe lufton të keqën është Partia FJALA.
Me nderime,
Prof.Xhavit Dalloshi kandidat me nr.10
Sozial pedagog në qeverinë Gjermane dhe përkthyes
Xhavit Dalloshi është edhe anëtar i CDU-së Gjermane që nga viti 2002 dhe anëtar i partisë Grünen (të gjelbërve gjerman që nga 1994).
Po ashtu Prof.Xhavit Dalloshi është edhe veprimtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës UÇK-së që nga ditët e para të vitëve 1993.