E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA hap fushatën në Pejë, prezenton dhjetë kandidatët

Hapja e fushates ne Peje
Partia FJALA hap fushatën në Pejë, prezenton dhjetë kandidatët e saj nga qyteti i Pejës

Prishtinë, 03.06.2017

Partia FJALA sot bëri hapjën e fushatës së saj në qytetin e Pejës, ajo para mediave dhe qytetarëve të Pejës prezentoi dhjetë kandidatët që vinë nga qyteti i Pejës, kandidat këta me kuadro të larta intelektuale si jurista, inxhiniera të kimisë, magjistra të agrobiznesit, afarist si dhe nga fusha e ekonomisë, ku katër kandidatë janë ekonomista më profesion, pasi që sipas Kryetarit të Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi qyteti i Pejës më së shumti është shkatrruar ekonomikisht dhe me kandidatë e saj, nga fusha e ekonomisë do rrikthejm buzëqeshjën që dikur kishin pejanët. Në mesin e kandidatëve ishte edhe ikona e basketbollit pejan Arian Çallakaj i cili pos profesionit si basketbollist është edhe ekonomist me profesion. Duke prezentuar të gjithë kandidatët krejt në fund Kelmendi tha se nga ky qytet vi edhe unë si kryetar i partisë FJALA andaj besojmë fuqishëm se Peja nuk do ti zhgenjej djemët e saj, do voton për FJALËN dhe së bashku do dalim triumfuës në zgjedhjet e 11 qershorit.

Njejtë sikurse në qytetet e tjera edhe në Pejë, Partia FJALA nuk i thirri qytetarët në tubime por shkoj vet tek qytetarët duke dëgjuar brengat e tyre dhe duke vizituar lokalet-bizneset e tyre

Kandidatët nga Peja janë:

Gëzim Kelmendi
Doktor i Stomatologjisë
Specialist i Kirurgjisë Maksillofaciale

Eneida Krusha – Kelmendi
Ekonomiste

Albert Zekaj
Inxhinier i Kimisë

Fatlum Krasniqi
Jurist

Masar Shala
Magjistër i Ekonomisë,

Arian Çallakaj
Ekonomist
Basketbollist

Drilon Gjotaj
Ekonomist

Gazmond Haxhifejzullahu
Afarist

Veton Gashi
Magjistër i Agrobiznesit

Rinor Kelmendi
Fakulteti i Mjekësisë
Fakulteti Juridik.

Kliko këtu në likun e kaltërt për të parë komplet albumin e hapjës së fushatës në Pejë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.