
Partia FJALA: I nderuari Ilir Meta, urime posti i Presidentit të Shqipërisë
Shprehim urimet më të sinqerta Presidentit të ri të Republikës së Shqipërisë, Ilir Metës për zgjedhjen e tij në krye të shtetit. Një politikan me përvojë në krye të shtetit të Shqipërisë është i mirëseardhur për të gjithë shqiptarët, urojmë që zgjedhja e Ilir Metës President do të shërbejë që shteti shqiptarë do të rrugëtojë sigurt drejtë integrimeve të rëndësishme ndërkombëtare dhe të bëhet faktor kyç për ngritjen dhe zhvillimin e Shqipërisë në të gjitha fushat. Përvoja e Ilir Metës si një politikan me funksione të ndryshme shtetërore do të ndihmoj Shqipërinë në synimet dhe rrugëtimin e saj.
Një Shqipëri e zhvilluar dhe stabile do të ndihmoj edhe në stabilitetin e rajonit.
Urime Ilir Meta Posti i Presidentit të Shqipërisë.
Partia FJALA,
Prishtinë, 28.04.2017