Partia FJALA, ka intensifikuar aktivitetet dhe zgjerimin edhe në Komunën e Vushtrrisë | Intervistë për portalin Vizioni.info
Prishtinë, 14.04.2017
Një nga partitë më të reja në vend, Partia Fjala, ka intensifikuar aktivitetet dhe zgjerimin edhe në Komunën e Vushtrrisë, ku është duke punuar në shtrirjen e saj në këtë komunë dhe duke njoftuar qytetarët dhe përkrahësit e saj lidhur me aktivitetet dhe angazhimet konkrete të saj.
Në një prononcim për Vizioni.info, Safet Ademi, anëtar I kryesisë së Partisë Fjala, ka thënë se janë duke e zhvilluar një aktivitet në komunën e Vushtrrisë, për të njoftuar qytetarët dhe përkrahësit rreth planprorgamit, qëllimeve dhe synimeve të kësaj partie, e cila udhëhiqet nga deputeti I Kuvendit të Kosovës, Gëzim Kelmendi.
“Qëllimi ynë është që të njoftojmë qytetarët rreth planprogramit dhe platformës së Partisë Fjala, por edhe rreth angazhimeve konkrete të partisë, e cila në përbërje të saj ka mbledhur një numër të madh intelektualësh të lëmive të ndryshme dhe njërz që janë të përkushtuar për ndryshime në të mirë të mirëqënies së qytetarëve”, ka thënë Ademi. /Vizioni.info/
