E diel, Korrik 26Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Partia Fjala: Lufta kundër korrupsionit nis nga edukimi fetar dhe reformat ligjore

FJALA-ne-Debat-Pernime-1024x576

 

Përfaqësuesit e partisë Fjala, në ‘Debat Përnime’ theksuan se Kosova vazhdon të ketë progres të kufizuar në këtë fushë dhe ende nuk ka një strategji të plotë shtetërore kundër korrupsionit.

Gëzim Kelmendi tha se reformat duhet të fillojnë nga edukimi i brezave të rinj, duke e vendosur theksin te sistemi arsimor dhe vlerat morale.

“Reformat fillimisht nisin nga arsimi… t’i edukojmë fëmijët në frymën fetare, ngase vetëm fryma fetare mund ta largojë njeriun nga korrupsioni”, – deklaroi ai, duke shtuar se sipas tij edukimi moral është bazë për një shoqëri më të pastër nga korrupsioni.

Ai theksoi se korrupsioni në Kosovë nuk mund të luftohet vetëm me masa ligjore, por me ndryshim të thellë institucional dhe shoqëror.

“Vetë legjislativi i Kosovës për vite me radhë ka dështuar ta luftojë korrupsionin, ngase vetë ka qenë i zhytur në korrupsion”, – u shpreh Kelmendi, duke shtuar se shumë politikanë janë pasuruar në mënyrë të paqartë gjatë ushtrimit të funksioneve publike.

Sipas tij, reformat nuk duhet të jenë “copy-paste” nga vendet e Bashkimit Evropian, por duhet të bazohen në realitetin e Kosovës dhe në përvojat më të suksesshme ndërkombëtare.Në diskutim, u trajtua edhe ideja e vetingut.

Kelmendi kërkoi që procesi të mos kufizohet vetëm në gjyqësor, por të përfshijë edhe politikën.

“Kam kërkuar që procesi i vetingut jo t’i nënshtrohet vetëm zyrtarët e drejtësisë, por edhe politikanët”, – tha ai, duke argumentuar se transparenca duhet të vlejë për të gjitha nivelet e pushtetit.

Ndërkohë, kandidati për deputet Avni Çakmaku theksoi se korrupsioni në Kosovë është edhe rezultat i ligjeve me mangësi.

Sipas tij, Ligji për Prokurimin Publik është një nga fushat kryesore që krijon hapësira për keqpërdorime.

“Është një ligj që me të vërtetë ta jep mundësinë në ekstrem me keqpërdorur”, – deklaroi ai, duke kërkuar ndryshime që e bëjnë ligjin më të qartë dhe pa zbrazëtira juridike.

Çakmaku shtoi se procedurat e zgjatura dhe paqartësitë ligjore po ndikojnë drejtpërdrejt në keqmenaxhim të fondeve publike dhe pengojnë zhvillimin ekonomik.

Kelmendi mbështeti idenë e krijimit të mekanizmit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke e cilësuar si hap të domosdoshëm.

“Ideja e themelimit të zyrës për konfiskimin e pasurisë së paligjshme është ide e mirëseardhur, por është e vonuar”, – tha ai.

https://kallxo.com/lajm/partia-fjala-lufta-kunder-korrupsionit-nis-nga-edukimi-fetar-dhe-reformat-ligjore/?fbclid=IwY2xjawSIPQ5leHRuA2FlbQIxMQBzcnRjBmFwcF9pZBAyMjIwMzkxNzg4MjAwODkyAAEeFc84DsfTZK4RjdbkAvIVTe0N9WLw7CZcWfuRO0acMcd6ZynEF44yn-GAfSM_aem_wNOOPtrEs7d6mvS040XULg