
Partia FJALA në Podujevë akuzon Veliun, nuk po i mbron kultivuesit e mjedrës
Prishtinë (03.01.2016)
Partia FJALA në Podujevë ka drejtuar një sërë akuzash ndaj kreut të komunës së Podujevës Agim Veliut.
Kryetari i degës së kësaj partie në Podujevë, Xhevdet Maloku ka akuzuar Veliun për moskujdes të tij ndaj kultivuesve të mjedrës në Podujevë, shkruan Llapi.info.
Përveç që aplikimi për subvencioneve në bujqësi që sipas tij kishte kosto të mëdha, Maloku përmend edhe uljen e çmimit të mjedrës që përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se Veliu nuk ka bërë asgjë lidhur me këtë.
Më tej, Maloku ka përmendur edhe 440 mijë fidane të mjedrrës të sëmuara të cilat sipas tij janë blerë nga kompania “AgroProduct Commerce” dhe kanë qenë të sëmura.
Postimin e plotë:
“Agim Veliu pa interes për mbrojtjen e kultivuesve të mjedrrës
Fillimisht, gjithqka nisi me premtime për fermerët potencial që ishin të interesuar të fillojnë kultivimin e mjedrrës.Pastaj, u premtuan fidane dhe kështu premtimet arriten deri tek dhënia e sistemit pikë-pikë.Mirëpo, për të u bërë “fitues” i këtyre subvencionëve të komunës, në fillim fermerët u obliguan të aplikojnë në komunë ku aplikimi kishte edhe kostot e tij të mëdha e që për disa aplikues ishin zor të përballueshme.
Pra, pasi komuna arriti me i siguru fondet për subvencionim në këtë menyrë duke i mbledhur nga vet fermerët në menyrë indirekte duke i obliguar ata me aplikime me pagesë, por përseri edhe pas kësaj komuna e shtyu subvencionimin e fermerëve.E dijmë që kryetari Veliu shpesh në media bënte thirrje për të mos ulur çmimin e mjedrrës, ku dhe premtonte se do angazhohet kundër një gjëje të tillë, por që asnjëherë nuk ndërmorri asgjë rreth kësaj.
Ndërsa vet para disa ditësh deklaroj që nuk mund të bëjë asgjë në lidhje me uljen e çmimeve.Por nuk është vetëm ky problem për kultivuesit e mjedrrës, të cilëve nuk u doli Veliu në mbrojtje as për uljen e çmimeve por as edhe për problemin në rritje tek disa fermerë të cilëve u janë shitur rreth 440 mijë fidane të mjedrrës të sëmuara të cilat janë blerë nga kompania “AgroProduct Commerce” dhe të cilat fidane nuk kanë pas mundësi të zhvillohen, duke shkaktuar dëme këtyre kultivuesve, ku disa prej tyre kanë hyrë edhe borxh dhe kanë shitur gjëra përsonale vetëm për ti blerë këto fidane.Fermerët llapjanë meritojnë më shumë zotëri Veliu.
Këto politika shkatërrojnë bujqësinë zotëri Veliu.:”