
Partia FJALA përmbylli fushatën në Skenderaj
Partia FJALA sot përmbylli fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Skenderaj sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.
Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Skenderajit në krye me burrin e madh, herojin Adem Jashari, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.
Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Skenderaji:
1. Asambleistin Berat Dajaku – Historian.
2. Blerim Kajtazi – Jurist.
Partia FJALA,
Prishtinë, 04.10.2019