
Partia FJALA prezanton tetë kandidatët për deputetë në Prizren, tre prej tyre me nevoja të veçanta
Prishtinë, 02.06.2017
Gëzim Kelmendi nga Partia FJALA, ka prezantuar sot në shadërvanin e Prizrenit, kandidatët e tij për deputetë.
Në këtë prezantim elektoral, Kelmendi ka deklaruar se në partinë e tij të gjithë kandidatët janë të shkolluar e njerëz të ndershëm që duan ta ndryshojnë vendin.
Kelmendi po ashtu tha se në mesin e kandidatëve për deputetë janë edhe tre prej tyre me aftësi të kufizuara, kategori kjo që është lënë anash dhe harruar krejtësisht.
Tutje kryetari i Fjalës, tha se ai bashkë me subjektin e tij partiak nuk kanë dal të bëjnë premtime siç po mashtrojnë të tjerët por sipas tij ata vetëm do të tregojnë se kush do i përfaqësojë ata.
Më pas Kelmendi me deputetë dolën për të ndarë fletushkat me emrat e kandidatëve nga ana e Prizrentit në dyqane e rrugë.