E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës

FJALA
Partia FJALA: Raporti i Progresit, goditje për Qeverinë e Kosovës

Partia FJALA vlerëson se Raporti i Progresit i vitit 2016 që është hartuar nga Komisioni Europian, paraqet edhe një herë dëshminë e qartë dhe reale për situatën në Kosovë.

Shkalla e lartë e krimit të organizuar dhe korrupsionit, ndikimi i politikës në drejtësi dhe në emërimet e bordeve të ndryshme, mungesa e vullnetit nga ana e Qeverisë së Kosovës për të i luftuar këto të këqija të shumta, tregon se Kosova është ende e zhytur në ujëra dhe klimë poitike jo të pastër.

Njëherit ky Raport , është goditje e rëndë për Qeverinë e Kosovës.

Partia FJALA konstaton se kjo Qeveri me të gjitha këto dështime dhe me urrejtje patologjike mes dy partnerëve të koalicionit, ka humbur legjitimitetin dhe është duke e fundosur edhe më shumë ardhmërinë e Kosovës.

Partia FJALA,
Prishtinë 10.11.2016

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.