E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë

Mitrovica
Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Mitrovicë

Partia FJALA sot në Mitrovicë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Mitrovicë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.

Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që Mitrovica është dëshmia më e qartë se si politika kosovare e ka injoruar dhe izoluar qytetarin e Kosovës.
Përderisa Beogradi po i mbështet në çdo formë qytetarët serb së fundi edhe duke ndërtuar shtëpitë në lagjen “Lugina e Diellit, Prishtina ka injoruar dhe diskriminuar në tërësi shqiptarët e Mitrovicës.
Disa nga partitë në Kosovë në ditën e parë të fushatës zgjedhore e kanë shfrytëzuar Mitrovicën për të manipuluar dhe mashtruar, njëra ka instaluar korrupsionin ndërsa tjetra nuk e njeh fare shtetin e Kosovës.

Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Mitrovica:
1.Abdelnaser Çuni – magjistër i farmacisë dhe ekonomist dhe
2. Blerim Kajtazi – jurist dhe ish-ushtarë i UÇK-së.

Partia FJALA;
Prishtinë, 27.09.2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.