E premte, Dhjetor 19FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Podujevë

Podujeva
Partia FJALA sot zhvilloi fushatën në Podujevë

Partia FJALA sot në Podujevë zhvilloi fushatën zgjedhore për zgjedhjet e 6 tetorit 2019.
Edhe në Podujevë sikur çdo komunë tjetër të Kosovës, FJALA nuk i ka ftuar qytetarët në tubim.
Kryetari i FJALËS Gëzim Kelmendi tregoi se politika kosovare e 20 viteve të pasluftës e ka mashtruar qytetarin, e ka varfëruar dhe në fund e ka detyruar ta braktis shtetin dhe të emigroj.
Prandaj nuk është e drejtë të maltretohen qytetarët nëpër tubime.

Kryetari i FJALËS Kelmendi potencoi që qytetarët e komunës së Podujevës në krye me burrin e madh, herojin Zahir Pajazitin, kanë dhënë shumë për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.
Por ata sot nuk po e gëzojnë atë për të cilën kanë luftuar dhe sakrifikuar.

Kelmendi në fund prezentoi edhe kandidatët për deputet nga Podujeva:
1.Xhevdet Maloku – magjistër i ekonomisë.
2. Driton Rexhepi- jurist.
3.Faruk Aliu- ekonomist.

Kandidati për deputet nga Podujeva Xhevdet Maloku tregoj se prioritet i tij mbetet zhvillimi ekonomik i vendit.

Partia FJALA,
Prishtinë, 28.09.2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.