Partia FJALA: Urime Kosovë pranimin në FIFA
Partia FJALA uron gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës me rastin e pranimit të Kosovës në FIFA. Ky është sukses për gjithë futbollistët e Kosovës në veçanti dhe qytetarët e Kosovës në përgjithësi.
Partia FJALA njëherit uron dhe lutet që futbollistët tanë në garat ndërkombëtare të arrijnë suksese dhe ta përfaqësojnë dënjësisht Kosovën.
Ky sukses tregon edhe njëherë se Kosova është në hapa të sigurt drejt intergrimit në strukturat europiane dhe ndërkombëtare në përgjithësi.
Urime
Partia FJALA,
Prishtinë, 13.05.2016
