E mërkurë, Tetor 29Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Përgjigje ndaj shpifësve dhe manipulatorëve të VV-së, me votën time sot viktimat e dhunës seksuale marrin kompenzim

Gëzim Kelmendi - Kuvendi
.
Përgjigje ndaj shpifësve dhe manipulatorëve të VV-së, me votën time sot viktimat e dhunës seksuale marrin kompenzim

Sot një zyrtare e VV-së ka postuar një shkrim në FB ku ka shkruar emrat e disa deputetëve që kinse kanë votuar kundër viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Në mesin e atyre deputetëve ndodhej edhe emri im.

Se sa është e lartë shkalla e shpifjeve, manipulimit dhe linçimit nga ana e aktivistëve dhe zyrtarëve të VV-së, na kanë treguar edhe ata vetë kur u ndanë mes veti VV-ja dhe PSD-ja dhe po na tregon edhe ky manipulim dhe shpifje e sotme.

Unë iu njoh dhe çdo ditë e më shumë do ta kuptoj ky popull se sa dëm i keni bërë dhe po i bëni Kosovës, me shpifje, linçime dhe manipulime.

Turp për juve manipulatorë të VV-së që manipuloni me gjendjen e motrave dhe nënave tona që ishin viktimë e regjimit të Serbisë.
Turp.

Kjo është lista zyrtare e Kuvendit të Kosovës që tregon se si kanë votuar deputetët ligjin ku përfshihen viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Unë kam votuar ” për” ( yes).
Me votën time sot viktimat e dhunës seksuale marrin kompenzim.
Jam krenar që sadopak kam kontribuar për përmirësimin e gjendjes së motrave dhe nënave tona.

Gëzim Kelmendi

Transkripta e Kuvendit të Kosovës

44332014_2235648323125873_454606521456656384_n

Vota ime ”YES” i katërti nga fundi me nr.114
44262548_2235648376459201_3965631312571662336_n

Kliko këtu në linkun e kaltërt duke shikuar lajmin direkt të postuar nga Dr.Gëzim Kelmendi në Facebook

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.