E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Prezentimi i kandidatëve – Magjistër i ndërtimtarisë, inxhinieri Isuf Hoti

Kandidatet (3)
Prezentimi i kandidatëve – Magjistër i ndërtimtarisë, inxhinieri Isuf Hoti

#jemiGati #FJALA

Magjistër i ndërtimtarisë, inxhinieri Isuf Hoti

Isuf Hoti nga Krushë e Madhe e Rahovecit, është njohës i shkëlqyeshëm i fushës së ndërtimit.
Ai rrjedh nga një familje me kontribut të veçantë për çështjen kombëtare në përgjithësi dhe në çlirimin e Kosovës në veçanti.
Është djalë dëshmori, dy gjyshërit e tij (nga nëna dhe babai) rezultojnë ende të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë, poashtu xhaxhai i vrarë nga forcat çetnike serbe.

Stërgjyshi i tij Mulla Nura i denuar me vdekje për shkak të mbajtjes së mësimit në gjuhën shqipe brenda objektit të xhamisë, i vrarë në rrethana misterioze në burgun famëkeq të Nishit në vitin 1954.

Nga ana e gjyshes është nip i Ramë Bllacës i njohur për rezistencën e anti fushatës së dëbimit të shqiptarëve nga trojet e tyre.
Shkollën e mesme e ka përfunduar në vendlindje, në gjimnazin Ukshin Hoti, studimet themelore dhe ato të masterit në universitetin “Hasan Prishtina” në Prishtinë, në të cilat ka treguar rezultate të shkëlqyeshme.
Punon si inxhinjer i ndërtimtarisë nga viti 2011, në kompani vendore dhe poashtu si konsulent po në këtë fushë në disa kompani të huaja.
Është trajnuar nga shumë organizata vendore dhe ndërkombëtare, në fushat profesionale dhe poashtu në sektorët e tregut dhe marketingut në ndërtim.

Isufi do të kandidoi për deputet në listën e Partisë FJALA për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2024.