E martë, Nëntor 4Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Reagimi i Kryetarit lidhur me vrasjen e rëndë që ndodhi sot në Pejë!

Arrestohet
Vrasja e nënës nga djali i saj, sot në qytetin tim në Pejë, është një krim i rëndë, i pa tolerueshëm që asnjë mendje e shëndoshë nuk e pranon.
Ky krim meriton dënimin më të lartë nga institucionet e drejtësisë.

ZOTI në KUR’AN na mëson se me prindërit duhet ta kemi sjelljen më të mirë, as “oh” mos me iu thënë.
Sure Al Isra, Ajeti 23:
Zoti yt ka dhënë urdhër të prerë që të mos adhuroni tjetër pos Tij, që të silleni në mënyrë bamirëse ndaj prindërve. Nëse njërin prej tyre, ose që të dy, i ka kapur pleqëria pranë kujdesit tënd, atëherë mos u thuaj atyre as “of – oh”, as mos u bë i vrazhdë ndaj tyre, po atyre thuaju fjalë të mira (të buta respektuese).

Gëzim kelmendi