
Reagon Dr.Gëzim Kelmendi: Gjergj Dedaj ka fyer muslimanët e Kosovës | Intervistë për portalin Rajoni.info
Ish-deputeti dhe kryetari i Partisë Fjala, Gëzim Kelmendi në një prononcim për Rajoni.info ka thënë se deklarata e zëvendës-ministrit të Jashtëm, Gjergj Dedaj për komunitetin serb dhe turq, është e dënueshme me nenin 147 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Kelmendi gjithashtu ka thënë se Dedaj ka fyer dhe ofenduar qytetarët muslimanë të Kosovës.
Kujtojmë që Neni 147 i Kodit Penal thotë:
Neni 147
Nxitja e urrejtjes, përçarjes ose mos durimit kombëtar, racor, fetar apo etnik
1. Kushdo që nxit ose përhap publikisht urrejtje, përçarje ose mosdurim midis grupeve kombëtare,
racore, fetare, etnike apo grupe tjera të tilla që jetojnë në Republikës e Kosovës, në mënyrën e cila
mund të prishë rendin publik, dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë (5) vjet.