
Reagon Kryetari i Partisë FJALA për largimin e të rinjëve nga Kosova:
Largimi i të rinjëve nga Kosova iu konvenon partive të pushtet, prandaj po heshtin
Largimi masiv i të rinjëve nga Kosova drejtë vendeve të BE-së që po ndodhë në përmasa mjaft të mëdha, është mjaft shqetësues për të ardhmen e vendit tonë.
Ky fenomen po përcillet me heshtje nga partitë politike, e veçanërisht nga partitë në pushtet.
Pse po heshtin?
Arsyeja pse po heshtin partitë politike në pushtet është fakti se këto parti kanë punësuar militantët e vet dhe janë duke paguar mbi 50 mijë “veteran mashtrues” të UÇK-së.
Me militantët e punësuar dhe me “veteranët mashtrues” këto parti prap do të i fitojnë zgjedhjet ngase iu kan kryer favore dhe shërbime punësimi dhe përfitimi.
Prandaj këto parti po heshtin.
Këto parti nuk e kanë shqetësim ikjen e të rinjëve, por e kanë shqetësim pushtetin.
Ikja e të rinjëve drejtë vendeve të BE-së, iu siguron pushtet edhe në të ardhmen këtyre partive politike.
Gëzim Kelmendi