
Sejdiu: Arsimi (inovacioni, edukimi)
Sot sistemi arsimorë realisht ju ka lënë stihisë dhe mos perspektivës për të gjithë ata që synojnë një ngritje akademike ngritje e cila në fund të procesit ja mundëson një vend pune përmes të cilit do ta materializonte gjithë atë angazhim dhe shpenzim.
Sistemi arsimorë si është konceptuar dhe si është zhvilluar e pamundëson që të jetë dobiprurës për tregun e punës sepse deri më tani nuk ka arrit që nxënësit dhe studentët të profilizohen konform nevojave të tregut të punës.
Në mënyrë absolute dominojnë drejtimet shoqërore me përfundimin e të cilave nuk ka siguri të sigurimit të një vendi të punës.
Ne do ti dhamë përparësi shkencave natyrore veçanërisht në shkollat e mesme do të investojmë që shkollat e profileve të ndryshme si elektroteknike, mekanike, metalpunuese, ndërtimtarisë, gastronomisë, aty ku ka mundësi do të hapen uzina (Ndërmarrje të mëdha industriale e mekanizuar, ku prodhohen mjete prodhimi a makineri ose ku përpunohet lëndë e parë) në të cilat nxënësit përmes punës praktike do të qesin produkte finale të cilat do të plasohen në treg nga e cila do të përfitojnë edhe shkollat edhe nxënësit e nxënësit do të përfitojnë dyfish edhe në aspektin e profesionalizimit edhe në aspektin financiar.
#partiafjala #fjala #fjala138 #gëzimkelmendi