
Sejdiu: Premtimet e kryeministrit vetëm për vota
Tha (gënjeu, mashtroi) : “e rëndësishme është ajo që ka në kokë e jo mbi kokë ” dhe vazhdoi me mashtrimin tjetër” do ta luftojmë islamofobinë”.
E disa të mashtruar nga safat tonë dhe disa militant u egzaltuan dhe u jargitën nga fjalët e ëmbla të një mashtruesi tipik, komunist i modernizuar hipnotik.
Kur ai i ngriti duart në funerale, kur ai e ndalte fjalimin gjatë ezanit, kur ai e vizitonte një nga xhamitë më të vjetra të qyteti, e kur, e kur, e kur e shumë veprime të tjera populliste e hipnotike besimtarët u treguan aq mendjelehtë dhe rrëshqitën e ranë në grackën e tij.
E harruan vëllaun e tyre, e anashkaluan qëllimisht me akuza se ti nuk din, se Albini është i drejtë edhe pse nuk është musliman, se Albini është shpëtimi, i dhanë përparësi një njeriu të pa provuar ndonjëherë, një njeriu hipnotik dhe filozof dhe anashkaluan vëllaun e tyre të safit, të krahut të djatht me të cilin faleshin sabah e aksham dhe e ofenduan dhe e akuzuan se ti nuk din dhe je i vogël dhe vazhduan me Albinin me kauza të rreme e populliste e jo premtuese gjë që i dinim mirë dhe ua tërhiqnim vërejtjen por pa sukses.
Dhe kur ua tërhiqnim vërejtjen thonin “mos e boni të madhe udhëzimi administrativ është aty por u pashat kjo punë a pe shef krejt vajzat po shkojnë në shkollë mos e shprushni këtë punë” , o të mashtruar dhe të hipnotizuar ai udhëzim edhe pse shpesh nuk zbatohet ai është aty dhe çdo herë në çdo kohë mund të zbatohet por ishte e kotë nuk kuptonin.
Mirëpo ishe se çka ishte populli thotë ” ke çka ke, thirre në dasëm”, shpresojë që Muslimanët e Kosovës ta kuptojnë një herë e mirë se kush duhet me iu pri e kush duhet të jetë përfaqësues i tyre, dhe shpresojë ta kenë kuptuar sepse askush nuk të kruan sikur dora jote, askush nuk ta don hallin sikur vëllau yt i safit, dhe askush nuk të don më shumë sesa vëllau në islam sado që i dobët apo “i keq ” qoftë ai.
Zoti na ndihmoftë e na udhëzoftë në rrugën e tij.
Nderim Sejdiu