E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Sejdiu: Si luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni

15
Sejdiu: Si luftohet krimi i organizuar dhe korrupsioni

Jetojmë në një vend ku krimi dhe korrupsioni lulëzojnë tepër shumë, por vetëm më qytetarë të ndershëm mund ti luftojmë edhe krimin e organizuar edhe korrupsionin.
Ne në Partinë FJALA kemi disa anëtarë të cilët kanë një të kaluar të pastërt dhe kanë një vullnet qe ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin.

Një ndër pikat e programit politikë të Partisë FJALA është:
Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Lufta kundёr krimit tё organizuar dhe lufta kundёr korrupsionit janё ndёr synimet kryesore qё FJALA do tё punoj me qёllim qё drejtёsia, rendi dhe ligji tё bёhen shtylla kryesore nё zhvillimin e njё jete mё tё sigurtё dhe mё tё mirё pёr tё gjithё qytetarёt e Kosovёs.
Fakti qё nё Kosovё krimi i organizuar ёshtё ende nё shkallё tё lartё pёr tё cilin flasin edhe raportet vendore dhe ndёrkombёtare, FJALA do tё angazhohet me tё gjitha masat dhe procedurat ligjore pёr luftimin e krimit tё organizuar dhe korrupsionit.

Me qёllim qё lufta kundёr krimit tё organizuar dhe kundёr korrupsionit tё bёhet mё e fuqishme dhe mё efikase, FJALA do tё mbёshtet zhvillimin dhe riorganizimin e sistemit gjyqёsor dhe prokurorial si dhe zhvillimin dhe riorganizimin e sektorit tё sigurisё, Policisё dhe Agjencisё Kosovare tё Intelegjencёs.

Nderim Sejdiu
Kandidat për deputet nga Partia FJALA

Voto #FJALA nr.138
Voto #NderimSejdiu nr.17