E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Turp për Qeverinë e Kosovës që lejon një Kryetar të Komunës të mohon shtetësinë e Kosovës dhe të shkel ligjet e Kosovës

FJALA

Turp për Qeverinë e Kosovës që lejon një Kryetar të Komunës të mohon shtetësinë e Kosovës dhe të shkel ligjet e Kosovës

Ne, Partia FJALA dënojmë fuqishëm sjelljen e Kryetarit të Komunës së Mitrovicës Veriore Goran Rakiq, i cili mbrëmë rezistoj të i largoj targat e Sërbisë nga Vetura zyrtare e Republikës së Kosovës 2Z.
Sjellja e tij arrogante shkoj aq larg sa mohoj shtetësinë e Kosovës, duke thënë se “nuk kam nevojë të i largoj këto targa, ngase ashtu Kosova është pjesë e Sërbisë”.
Situatën edhe më të rëndë e bën fakti që Policia e Kosovës, u dorëzua para urdhërave të tij, me presionin që kishte nga Qeveria e Kosovës, që këtë Kryetar ta lejoj të hy në pikën kufitare ashtu si ai dëshiron, dmth me veturë zyrtare të Kosovës 2Z, por me tabela të Sërbisë.

Është e turpshme dhe e tepruar kjo sjellje e Qeverisë së Kosovës që lejon dhe dorëzohet përballë kërcënimeve të një Kryetari sërb, që paguhet me taksat e qytetarëve të Kosovës dhe që mohon shtetësinë e Kosovës dhe shkel ligjet e Kosovës.

Partia FJALA,
Prishtinë, 27.06.2016.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.