E hënë, Maj 25Mirë se vini në faqën zyrtare të Partisë FJALA

Urime Fitër Bajramin

FJALA

Urime Fitër Bajramin

Të dashur qytetarë, me kënaqësinë dhe respektin më të madh ju urojmë festën e Fitër Bajramit.

Fitër Bajrami na vjen si kurorëzim pas agjërimit të Muajit të Bekuar të Ramazanit, një muaji përkushtimi, sakrifice dhe reflektimi shpirtëror, duke na rikujtuar rëndësinë e solidaritetit, humanizmit dhe përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit.

Kjo festë përfaqëson vlera që forcojnë jo vetëm besimin individual, por edhe kohezionin shoqëror dhe ndërtimin e një shoqërie më të drejtë e më të bashkuar.

Në këtë ditë feste, Partia FJALA thekson rëndësinë e kujdesit për kategoritë në nevojë, duke nxitur solidaritetin me familjet e varfëra, jetimët dhe të gjithë ata që kanë nevojë për mbështetje.
Po ashtu, shprehim mirënjohje dhe respekt të veçantë për sakrificën e atyre që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

Ne besojmë se vlerat që përçon kjo festë duhet të reflektohen në jetën institucionale dhe shoqërore, duke forcuar drejtësinë, barazinë, tolerancën dhe bashkëjetesën në Republikën e Kosovës.
Partia FJALA mbetet e përkushtuar për ndërtimin e një shoqërie të bazuar në vlera, ku dinjiteti njerëzor, drejtësia dhe përgjegjësia institucionale janë themel i zhvillimit të qëndrueshëm.

Me respekt,
Partia FJALA