E diel, Nëntor 2Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Urimi i Kryetarit Dr.Gëzim Kelmendi me rastin e festës së Fitër Bajramit

Gëzim Kelmendi
Urimi i Kryetarit Dr.Gëzim Kelmendi me rastin e festës së Fitër Bajramit

Urime Fitër Bajramin,

Të nderuar qytetarë, urime Fitër Bajramin.
Kjo festë na vjen pas Muajit të Bekuar të Ramazanit, muaj në të cilin ZOTI madhëruar filloj zbritjen e KUR’ANIT dhe shpalli Pejgamber Muhamedin alejhi salatu we selam përmes të cilit nxorri njerëzimin nga errësira në dritë.
Kjo festë na gëzon por të mundohemi të i gëzojmë edhe ata kanë nevojë për mbështetjen tonë morale dhe materiale.
Shumë fëmijë jetim, shumë familje të varfëra, shumë familje të dëshmorëve kanë nevojë për mbështetje morale, materiale dhe institucionale.
Kosova, vendi ynë i dashur sot gëzon lirinë dhe pavarësinë falë kontributit dhe sakrificës të bijëve dhe bijave më të mirë të vendit tonë dhe partnerëve ndërkombëtar.
Kosova është shteti më i ri me kulturën dhe traditën më të lashtë ndër vendet e rajonit dhe më gjërë.
Kosova gëzon dhe ruan fuqishëm bashkëjetesën e qytetarëve me besime dhe kombësi të ndryshme.
Kosovën në shekullin e XIX padrejtësisht e ndanë nga Shqipëria, por sot Kosovën dhe Shqipërinë e ndanë vetëm kufiri administrativ, ngase populli i Kosovës dhe i Shqipërisë është një popull.
Kosova ka një diasporë që është shtylla e shtetit tonë. Kjo shtyllë e mbajti fuqishëm dhe po e mbanë ende fuqishëm vendin tonë.
Kosova ka një rini të shëndoshë të cilën e lakmojnë shumë vende të tjera.
Kosova është duke shkëlqyer edhe në fushën e sportit në arrenën ndërkombëtare.

Por Kosova po çalon në fushën e politikës.
Politikbërja kosovare ka mangësi dhe gabime që po e fundos jetën dhe ardhmërinë e qytetarëve të Kosovës.

Qytetarët e Kosovës nuk janë dorëzuar asnjëherë përballë të keqes.
As tash qytetarët nuk duhet të dorëzohen dha ta humbin shpresën, por duhet të angazhohen më shumë që shteti i Kosovës të funksionoj në mënyrën më të mirë.

ZOTI i madhëruar na porosit në KUR’ANIN Madhështor:
ZOTI nuk e ndërron gjendjen e një populli, derisa ata vet nuk e ndryshojnë.
( KUR’AN , Surja Ar-Rad, Ajeti 11).

Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.