
Urimi i Kryetarit të FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi, me rastin e festës së Fitër Bajramit
Të nderuar qytetarë të besimit Islam,
Urime Fitër Bajramin.
Kjo festë na gëzon dhe na bashkon.
Gëzimin e bën më të madh fakti që sëbashku kaluam Muajin e Bekuar të Ramazanit, për çka lusim ZOTIN e Madhëruar të na shpërblen për gjitha punët e mira që i kemi bërë.
Kosova, vendi ynë, këtë Bajram po e pret si shtet i pavarur me shumë sfida dhe synime.
Për këtë shtet që sot e kemi, kanë punuar dhe janë sakrifikuar shumë breza.
Lidhja e Prizrenit me 1878 dhe më pas Lidhja e Pejës me 1899 kishin qëllim mbrojtjen e trevave tona shqiptare që kërcënoheshin nga vendet fqinjë si Serbia, Mali i Zi, Bullgaria dhe Greqia.
Hoxhë Ymer Prizreni, Haxhi Zeka, Isa Boletini dhe shumë burra të tjerë treguan vendosmëri dhe trimëri në mbrojtjen e trevave shqiptare.
Ata luftuan përballë ushtrive të Serbisë dhe Malit të Zi duke mbrojtur tokat tona.
Rrugën e tyre e pasuan brez pas brezi bijë, dhe bija të këtij vendi.
Rrugën e tyre e kurorëzoj Ushtria Çlirimtare e Kosovës në krye me Komandantin Legjendar Adem Jasharin.
Shteti i Kosovës shquhet për bashkëjetesë dhe tolerancë ndërfetare, të cilën e ka ruajtur dhe kultivuar shekuj me rradhë dhe do ta ruan dhe kultivon edhe në të ardhmen.
Të dashur qytetarë, urime Fitër Bajramin.
ZOTI i Madhëruar iu dhuroftë begati, shëndet dhe harmoni.
Me respekt,
Gëzim Kelmendi