E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Urimi i Kryetarit të FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi me rastin e festës së Kurban Bajramit

Gëzim Kelmendi - Kosovës
Urimi i Kryetarit të FJALËS Dr.Gëzim Kelmendi me rastin e festës së Kurban Bajramit

Urime Kurban Bajramit

Të nderuar qytetarë urime Kurban Bajramin.
Festa e Kurban Bajramit është festë ku zgjohet ndjenja e unitetit, humanizmit, solidaritetit, sakrificës, obligueshmërisë devotshmërisë dhe dashurisë .
Në këtë festë të gjithë gëzohen.
Në këtë festë besimtarët musliman në bazë të mundësive materiale zbatojnë dy obligime nga ZOTI i Madhëruar, prerjen e kurbanit dhe kryerjen e haxhit.

Në këtë festë në përgjithësi dhe gjatë haxhit në Mekë e Medine në veçanti dëshmohet uniteti, vëllazëria dhe barazia njerëzore.
I bardhi dhe i ziu, i pasuri dhe i varfëri, udhëheqësi dhe i udhëhequri, të gjithë janë të barabartë para Krijuesit, ZOTIT të botërave.
ZOTI i Madhëruar përmes kryerjes së haxhit na tregon se të gjithë njerëzit janë të barabartë, duhet të jenë të bashkuar dhe vëllazëruar mes veti, të jetojnë në paqe dhe harmoni pavarësisht dalllimeve që i kanë.

Me respekt,
Gëzim Kelmendi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.