
Zekaj: Kryeministër cilat janë parimet tuaja
Prishtinë, 07.11.2017
Kryeministër Ramush Haradinaj parimet tuaja a janë interesat shtetërore apo interesat personale.
Si duket deri më tani prej momentit qe jeni emëruar Kryeministër i Republikës së Kosovës, interesat shtetërore i keni anashkaluar, dhe tani jeni duke punuar për interesat tuaja personale dhe të aleatëve tuaj politikë të koalicionit PAN.
Kryeministër na trego deri të cili numër do të arritni më zv. ministra dhe këshilltarë tuaj dhe të ministrave.
Kryeministër na trego a keni bërë kalkulime se sa do të shpenzohet buxheti i shtetit për një vitë, vetëm nga zv. ministrat dhe këshilltarët.
Kryeministë deri me tani na ke treguar se parimet tuaja janë punësimi i anëtarëve tuaj politik dhe të koalicionit PAN.
Ing.Albert Zekaj
Anëtar i Kryesisë së FJALËS