
Makolli: Shqiptarë e Muslimanë
Prishtinë, 27.06.2017
Kohëve të fundit, hov të madhë ka marrur ajo se ne muslimanët a jemi Shqiptarë?
E më të zellshmitë në ketë temë janë disa individë që përfaqesojnë një parti (lëvizje) politike.
Këta të ashtuquajturit intelektual (e që besa edhe me tituj akademik) në deklaratat e tyre tentojnë dhe mundohën që neve si muslimanë të na paraqesin si antishqipetarë e antikombëtar dhe bëjnë etiketime nga më të ndryshme si: Turk, Arab, Mongol, Beduin, Shpellar e shumë etiketime të llojit të tyre.
Unë u them, ju more të prishur si guxoni ta mohoni kontributin e komunitetit muslimanë përgjatë gjithë historisë së kombit tonë të dashur Shqiptarë?!
Po rilindasit tonë si guxoni ti trazoni në varret e tyre, kur ishin ata që hodhën themelet e kësaj lirie që ne e kemi sot?!
Po lidhjet Shqipëtare të Prizerenit, e të Pejës ku e nga kush u udhëhoqën (apo ndoshta sipas jush nuk u mbajtën në Xhamia dhe prirësit e tyre ishin komunist?) apo ishin Shqiptarë e Muslimanë (pa dashur ti anashkaloi apo tua humb kontributin edhe rilindasve të feve tjera e që për mua janë heronjë)?
Ç’fe kishin vëllezërit Frasheri, Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Ymer Prizereni, Haxhi Zeka, Hoxhë Kadri Prishtina, Hoxhë Idriz Gjilani, Adem Jashari…?
Ç’kontribut dhanë ata e ç’dhatë ju për këtë komb?
Nëse thoni që feja e shqipëtarit është shqiptaria atëherë e keni gabim se shqipëtarët i karakterizojn 3 fe të ndryshme. Shqiptaria ka qenë është dhe do të mbetët komb i Shqipëtarëve deshët apo s’deshët ju.
Unë Shqiptarë e Muslimanë e që të dyja këto i mbroj me gjakun tim.
Berat Makolli