E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Kabashi: Njerëz të Fjalës

Sali Kabashi (Magjistër i Historis)
Kabashi: Njerëz të Fjalës

Prishtinë, 29.06.2017

Hej, o ju njerëz të mirë,
E di, ju e keni vështirë,
Të përballeni me të keqën,
Që e ka mbështjellë edhe jetën,
Jeni shenjestër e çakejve,
Gjah i gjuhëve të maskarejve,
Të urryer e të etiketuar,
Vetëm pse nuk jeni nënshtruar,

Hej, o ju njerëz të nderit,
Ikonë e paqës, e jo e sherrit,
Xhëmb në sytë e hileqarit,
Helm në gjakun e tradhtarit,
Nuk ju lenë aspak rehat,
Sepse shpifjen e kan shtrat,
Gënjeshtren e kan ushqim,
E vërteta, për ta është krim,

Hej, o ju njerëz të Zotit,
Pa ju, s’kan hieshi stinët e motit,
Është koha juaj, të fitoni,
Të keqën, për dhe ta rrëzoni,
Çdo herë ta thoni t’vërtetën,
Ta duani vendin, më shumë se vetën,
Andaj, dorëzimin nuk ua pranojmë,
Se vetëm në ju po shpresojmë.

Sali Kabashi
Magjistër i Historisë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.