
Makolli: Të jetosh aty ku llogaritesh vetëm si votues
Prishtinë, 12.07.2017
Kaloi 11 qershori, e tëra çka i mbetët rinisë tonë është të vazhdoi rutinën 4 vjeçare, të papunë, pa prespektiv, pa ndonjë të ardhme të sigurt, thjesht të pa shpresë.
Të gjitha këto premtime, siç duket dal nga dal po i kthehën realitetit të hidhur, përseri duhet ti varin diplomat tona në mure, sepse vlera e tyre nuk e tejkalon vlerën e miqëve të instaluar në institucionet tona.
E kotë është ajo që arrini tituj shkencorë, kur nuk keni dikë që paraprakisht ua siguron vëndin e punës, siç është edhe trend tash e 18 vite.
Rinia jonë e dashur, në sytë e udhëheqësve tanë jemi thjesht urë për të arritur tek pushteti.
Vlera jonë nuk e tejkalon dot vlerën e një vote.
Deri kur do lejoni, që titujt tuaj akademik të ju dërgojnë nëpër kampe azili nëpër Europë, deri ku shkon durimi juaj ku i padishmi të jetë udhëheqës i yni, deri kur do jemi bajoneta në duart e tyre, që ata të bëjnë jetë sheiku, e ne bukën e gojës ta kemi në rrezikë?
Vërtetë shkatrrimi vjen nga ata që rinin e cilesoin si ardhmja, mirëpo u a rrenojnë ardhmërin.
Me respekt,
Berat Makolli