Marsi muaji i Kthesës!
Shkruan: Berat Makolli
Prishtinë, 05.03.2017
Ateherë kur çdo shpresë po vdiste, çdo ënderr po shuhej, çdo gjë po kthehej drejt humnerës, seç ndodhi një mrekulli dhe popullit tonë i madhi Zot ia dergoi një dhurat, diqka që as një populli nuk iu është dhënë, Kosovës iu dha familja Jashari dhe djemtë dhe vajzat në krye me komandantin Adem Jasharin.
Kjo familje dhe këta djemë e vajza do bëheshin frymezim për një popull të tërë, do jetësonin një ënderr shekullore që të jemi një popull i lirë e i mos varur.
Mengjesi i 5 Marsit do zbardhte Prekazin heroik të mbuluar me hordhit serbe që mesyën familjen Jasharaj, duke menduar së po të shuhej kjo familje do shuhej i tëri një popull, e këto hordhi filluan të zbrapsën nga Komandanti e familja e ti.
Këto forca pushtuese e gjakatare serbe nuk kursyen as fëmijet në djep të kësaj familje apo të popullit tonë ne tërsi.
Këto ditë Marsi do bëheshin kthesë në historin tonë, ku djemt dhe vajzat e këtij vendi do i bashkoheshin idealit të familjës Jashari dhe do krijohej ajo që do quhej Epopeja e lavdishme UÇK-së e që më vonë do sillte edhe pavarësin e këtij vendi.
Ju komandant dhe ju bashkëluftetarë te tij, djemë e vajza më të mirë të këti vendi dhatë jetën për të jetuar në mendjet dhe zemrat e të gjithë neve që e jetojmë këtë liri të larë më gjakun tuaj!
Gjaku juaj, jetë për ne!
Me respekt,
Berat Makolli – Anëtarë i Kryesisë së Partiisë FJALA Dega në Skënderaj.
