E martë, Tetor 28Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Rrugëtimi i drejtë | shkruan: Hamit Gashi

Kuvendi i I-rë Zgjedhor i Partisë FJALA - Dega në Skënderaj

Rrugëtimi i drejtë

Shkruan: Hamit Gashi

Prishtinë (01.01.2017)

1 vit e disa ditë u bënë prej se iu bashkova Partisë FJALA, këtij karvani që udhëhiqet nga një njeri që është shëmbulli ynë dhe është rrugë në të cilën ne ecim për të mos ngecur në sfidat e këtij rrugëtimi.
Sot, kemi shumë të rinjë e të reja, burra e gra, profesionist të seciles fushë që është pjesë e jona, sot kemi shumë e shumë të tjerë që na përkrahin për të vazhduar, sot jemi shumë, e do të jemi edhe me shumë sepse rrugëtimi ynë është i gjatë, i mundimshëm, sfidues, kërkon angazhim, vullnet, punë, dëshirë, ndershmëri për një fund që do të jetë plotësim i idealit të atyre që shpresuan, guxuan dhe besuan.

Ne, do jemi drejtë, do jemi të guximshëm, ne, edhe do të gabojmë por besimi ynë, dëshira e juaj, shpresa e të gjithëve, angazhimi i secilit do të na orientojë në dritë.

Ne, do e pasojmë dikënd, ai është nderi dhe morali, krenaria dhe respekti.
Kur e nisëm këtë rrugëtim ne patëm dhe kemi, do të kemi etiketime dhe pengesa nga individ dhe grupe të ndryshme të cilët nuk mendojnë përveç se sipërfaqësisht. Ne, do i respektojmë secilin, do ta marrum secilin në këtë karvan që angazhimi i tij është për jetë dhe dinjitet.

Shëmbulli ynë është Kryetari ynë, Dr.Gëzim Kelmendi, i cili kurrë, asnjëherë, për asnjë moment nuk e keqpërdori besimin tonë. Ne të gjithë jemi, dhe do të jemi Gëzima. Ai është rruga jonë e ne jemi udhëtimi, ju jeni forca jonë, e qëllimi i përbashkët është realizimi i idealit.

Aty është edhe Mr.sci.Vehbi Berisha, njeriu i cili në bastionin e PDK-së, në Drenas dëshmoi se puna dhe angazhimi është çels për çdo dry, ku morrëm rreth 600 vota apo afër 3%.

Aty është edhe Floriki, Fatlumi, Alberti, Besniku, Rinori, Berati, Xhevdeti, ne jemi SHUMË me juve të dashur qytetarë, pa ju ne jemi pak dhe të pavlefshëm.

Ne e kemi nisë këtë rrugë, për secilin që e don ndryshimin ka vend, sepse BASHK do të jemi forcë e palëkundëshme.

Me besim në Zot, rrugë të drejtë, qëllim të pastër nuk ka krijesë që e ndal rrugëtimin tonë sepse koha po i thërret njerëzit e FJALES.

Partia FJALA, është dritë e re në këtë errësirë të madhe.

Hamit Gashi, anëtarë i Partisë FJALA.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.