E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Krasniqi: Është koha për njerëzit e popullit dhe shtetit

MK
Krasniqi: Është koha për njerëzit e popullit dhe shtetit

Prishtinë, 30.05.2017

Zgjohemi të përgjumur, ecim të molisur dhe flasim si të dalldisur.
Nuk është e thjeshtë, është urgjencë.

Populli ka nevojë për ndihmë, ndodhet në gjendje të rëndë.
Një pjesë e tij nuk po “mjekohet” dhe si rezultat gjendja po përkeqësohet, pjesa tjetër po “mbidozohet”, dhe kështu po helmohet.
Jemi lodhur!

Na kanë tejngupur me premtime, saqe tani çdo premtim i tyre veq po na e stimulon vjelljen.
S’ka mbetur pikë imuniteti dhe çdo “gjendje gripoze” po na rrëzon në dy gjunjët.
Por, kur e keqja arrin kulminacionin, ky është një sinjal që kur s’ka ku shkon më keq, duhet filluar nga e para.
Tani është koha për të fituar imunitetin, për të rikthyer forcën dhe dinjitetin. E kjo arrihet vetëm përmes njerëzve të cilët kanë duart dhe ndërgjegjien e pastër.

Është koha për njerëzit e popullit dhe shtetit.
Është koha për njerëzit e FJALËS!

Marigona Krasniqi
Anëtare e Kryesisë së Partisë FJALA – Dega në Drenas
Kandidate për Deputete në Kuvendin e Kosovës

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.