E martë, Dhjetor 16FAJAL do garoj vetëm në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe mban numrin 114

Kryetari i Partisë FJALA Dr.Gëzim Kelmendi, konfirmon pjesëmarrjen e Partisë FJALA në zgjedhjet e jashtëzakonshme

Gëzim Kelmendi  (1)

Kryetari i Partisë FJALA Dr. Gëzim Kelmendi, konfirmon pjesëmarrjen e Partisë FJALA në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen në dhjetor dhe fton të gjithë ata që e mbështesin frymën konservatore të i bashkohen FJALËS:

 

Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës,
Jemi dëshmitarë që sot zyrtarisht është shpërndarë Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe vendi do të shkoi në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare në muajin dhjetor.
Ne Partia FJALA të vendosur dhe të përkushtuar për të mirën e shtetit tonë dhe qytetarëve tanë, edhe në këto zgjedhje do të garojmë dhe do të jemi një alternativë për qytetarët e vendit tonë.
Ne Partia FJALA ftojmë të na bashkohen të gjithë ata që e mbështesin frymën konservatore, që ia duan të mirën Kosovës dhe qytetarëve të këtij vendi.
ZOTI e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj.
Gëzim Kelmendi
Kryetar i Partisë FJALA