E hënë, Tetor 27Mirë e vini në faqen informuese të Partisë FJALA

Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria

FJALA Llogo 01
Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria

Partia FJALA bashkëndjen dhimbjen me vëllëzërit dhe motrat nga Shqipëria, nga katastrofa dhe tragjedia që ka goditur zonat e shtetit Shqipëtar nga tërmetet e fuqishme e shkatërruese.

Kjo situatë me fatalitet jetësh njerzish, me të lënduar të shumtë e me dëme të mëdha, na bënë që as ne të mos jemi të qetë për asnjë qast të vetëm!

U shprehim ngushllimet më të thella familjarëve të viktimave të këtyre ngjarjeve traumatike dhe urojmë shërim sa më të shpejtë të lënduarëve të kësaj tragjedie. Urojmë gjithashtu që mos të ketë viktima të tjera dhe shpresojmë që ekipet e emergjencës që po punojnë intenzivisht e maksimalisht në ato zona, të arijnë t’i shpëtojnë viktimat e tjera që gjenden akoma nën rënoja.

Partia FJALA mirëpret mbështetjen e institucioneve të Kosovës dhënë zonave të prekura në Shqipëri.

Shqipëri, e gjithë Kosova është me ju.

FJALA,
Prishtinë, 26.11.2019

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.